Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Sprai që nuk ju mbron: 6 gabime të zakonshme që e bëjnë të pavlefshëm mbrojtjen nga dielli

    June 26, 2025

    Dermatologët paralajmërojnë: Spërkatja nuk mjafton – mësoni si ta përdorni siç duhet

    Sprai kundër diellit është bërë shpëtim për shumë përdorues, veçanërisht gjatë verës: i shpejtë, i lehtë për t’u aplikuar dhe ideal për fëmijë apo për zona të paarritshme të trupit. Por sipas dermatologëve, kjo mënyrë praktike e mbrojtjes ka një të metë të madhe: përdorimi i gabuar e bën thuajse të padobishëm.

    “Shumë njerëz mendojnë se mjafton të spërkatësh trupin dhe je i mbrojtur. Por nëse nuk përdoret siç duhet, spreji nuk ju mbron nga rrezet e dëmshme UV,” paralajmëron Dr. Hana Kopelman, dermatologe në New York.

    Ja cilat janë 6 gabimet më të zakonshme që po dëmtojnë lëkurën tuaj pa e kuptuar:

    1. 

    Spërkatje pa masë: Përdorni më shumë

    Sasia e duhur për një të rritur është sa një gotë e vogël. Me sprej, duhet të spërkatni derisa lëkura të shndrisë dhe më pas ta përhapni me dorë. Në të kundërt, mbrojtja është sipërfaqësore.

    2. 

    Aplikimi në kushte të papërshtatshme

    Era, ambientet e mbyllura apo lëvizja mund ta shpërndajnë sprejin përpara se të prekë lëkurën. Në plazh me erë? Zgjidhni krem apo losion në vend të sprejit.

    3. 

    Mos e lini pa e përhapur

    Spreji nuk funksionon pa u përhapur me dorë. Përndryshe, krijohen zona të pambrojtura që i ekspozohen rrezikut të djegies.

    4. 

    Një shtresë nuk mjafton

    Dermatologët rekomandojnë të aplikoni dy herë: spërkatje – përhapje – dhe përsëri. Vetëm kështu siguroheni që çdo pjesë e trupit është e mbrojtur.

    5. 

    Riaplikimi është thelbësor

    Çdo 2 orë ose menjëherë pas larjes dhe djersitjes. SPF i lartë nuk zgjat më shumë – vetëm përdorimi i shpeshtë mbron realisht.

    6. 

    Mos përdorni produkte të vjetra

    Spreji i lënë nga vera e kaluar mund të mos ketë më efekt. Ngrohja dhe koha degradojnë përbërësit aktivë të SPF-it.

    Kujdesi që zgjat më shumë se një verë

    Spreji me SPF është një aleat i mirë, por vetëm nëse e përdorni siç duhet. Shmangni këto gabime të zakonshme dhe jepini lëkurës suaj mbrojtjen që meriton – tani dhe në të ardhmen.

    dielli Kremi Mbrojtja Sperkatja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    April 27, 2026

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    April 27, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.