Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në platformën X lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me aleatin tonë”, shkroi Spiropali, duke theksuar se “NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”.
Sipas NATO-s, avionët rusë u interceptuan mbi hapësirën ajrore estoneze. Ky është incidenti i tretë me avionë luftarakë rusë në krahun lindor të aleancës në më pak se dy javë.


