Elisa Spiropali ka reaguar pas emërimit si ministre e Jashtme nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar postin e ri si një nder dhe përgjegjësi të madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision historik.
“Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë detyra e nderit të jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane,” shkruan Spiropali.
Spiropali ka shërbyer më parë si kryetare e Kuvendit, dhe zyrtarisht mori postin e ri më 30 korrik 2024.


