Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Spiropali konferencë me homologen Kiselova: Shqipëria dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin

    June 9, 2025

    TIRANË– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka pritur sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, ku të dyja palët ritheksuan miqësinë tradicionale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

    Në një konferencë për shtyp pas takimit, Spiropali e cilësoi bashkëbisedimin “të ngrohtë, miqësor dhe të frytshëm”, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, pa asnjë çështje të pazgjidhur.

    “Shqipëria vlerëson mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin tonë europian dhe jemi të bindur se kjo do të vijojë deri në anëtarësimin brenda kësaj dekade,” deklaroi Spiropali. Ajo shtoi se mbështetja bullgare është jetike në tryezat e BE-së, veçanërisht në kontekstin e sfidave të sigurisë që vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë.

    Dy kryeparlamentaret shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin parlamentar, përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve, si dhe për të forcuar lidhjet në kuadër të NATO-s dhe nismave rajonale si Procesi i Berlinit, CEF dhe SEECP.

    Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit:

    Përshëndetje të gjithëve,

    Sapo përfunduam një takim të ngrohtë, miqësor e të frytshëm me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, kolegen Nataliya Kiselova.

    Diskutuam për miqësinë tradicionale, historike, kulturore midis vendeve dhe popujve, e cila po fuqizohet në të mirë të njerëzve tanë dhe perspektivës europiane të Shqipërisë.

    Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera, të qëndrueshme dhe pa çështje të pazgjidhura mes nesh.

    Kryetares Kiselova i shpreha gadishmërinë tonë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dypalësh, nëpërmjet shkëmbimit të vizitave politike të nivelit të lartë.

    Ne vlerësojmë mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe kemi bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe për planin tonë ambicioz për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

    Mbështetja e Asamblesë Kombëtare dhe personalisht e Kryetares Kiselova do të jetë një garanci më shumë për këtë qëllim.

    Ky objektiv yni shkon krah për krah me prioritetet e agjendës së Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, të prezantuara në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian, AFET.

    Ne kemi besim në mbështetjen e Bullgarisë, edhe në mbledhjet e Këshillit të Bashkimit Europian, si një vend anëtar.

    Shqipëria ka bërë thirrje për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në familjen europiane, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për vetë Bashkimin Europian, nëse mbajmë parasysh pasojat dhe implikimet e luftës Rusi-Ukrainë në Ballkanin Perëndimor dhe në kontinentin europian.

    Të njëjtën dëshirojmë e urojmë edhe për integrimin europian të vendeve të tjera të rajonit tonë, destinacioni i natyrshëm i të cilëve është Bashkimi Europian.

    Anëtarësimi është një proces i mbështetur në meritën dhe ne mendojmë se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen duke u mbështetur në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

    Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë është intensiv dhe po zhvillohet në nivele të larta. Këtu kam parasysh jo vetëm takimin e sotëm, por edhe vizitën e ish kryeparlamentarit Zhelyazkov në Kuvendin e Shqipërisë në shkurt 2024 dhe takimet në nivele të tjera.

    Me homologen Kiselova shprehëm vullnetin e përbashkët për të intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin parlamentar, nëpërmjet grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve.

    Shqipëria dhe Bullgaria kanë bashkëpunuar dhe do të vijojnë të bashkëpunojnë si anëtare aktive të NATO-s, në shërbim të paqes e sigurisë në rajon, Europë e më gjerë.

    Të dy vendet tona ndërveprojnë aktivisht në nismat rajonale si Iniciativa për Europën Qëndrore, Procesi i Bashkëpunimit i Europës Juglindore, Presidencën e të cilit Shqipëria e mban prej qershorit 2024, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, Procesi i Berlinit etj.

    Ne vlerësojmë lart përpjekjet e Bullgarisë për fuqizimin e nismave rajonale dhe rritjen e ndikimit të tyre në perspektivën europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Bullgaria është një partner ekonomik i Shqipërisë, por mendoj se ka ende potenciale për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

    Plani i Përbashkët i Veprimit për Turizmin, nënshkruar në tetor 2024, mund të pasohet nga aspekte të tjera bashkëpunimi, si Korridori 8, një projekt me rëndësi strategjike për të duja vendet, projekte të tjera të infrastrukturës, energjisë, konektivitetit, zhvillimit të qëndrueshëm etj., të cilat janë jo vetëm investime ekonomike, por edhe kontribute për paqen e sigurinë.

    Të dy vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin luftën e drejtë dhe sigurinë e Ukrainës, si pjesë e një kuadri më të gjerë të mbrojtjes europiane dhe përtej kontinentit.

    Ndamë të njëjtat vlerësime se komuniteti shqiptar në Bullgari dhe komuniteti bullgar në Shqipëri kanë mbështetjen e parlamenteve, qeverive dhe institucioneve, për ruajtjen e gjuhës e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e prosperitetin, si asete me vlerë dhe ura miqësie mes dy vendeve.

    Ju faleminderit./Radar.al 

    KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive të votimit edhe në qarkun Fier

    Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit

    Elisa Spiropali Kryeparlamentarja bullgare Nataliya Kiselova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.