Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Spektakël plot ngjyra për Lojërat Olimpike Dimërore në Itali

    February 7, 2026
    Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026

    Itali-Me një spektakël prej tri orësh plot ngjyra nisën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Ato i hapi zyrtarisht Presidenti italian Sergio Mattarella. Garat rikthehen në Alpe pas një ndërprerjeje 20-vjeçare. Për dy javë, më 22 shkurt, 2,900 atletë nga më shumë se 90 vende do të garojnë për medalje ari, argjendi dhe bronzi.

    67,000 spektatorë ndoqën në stadiumin legjendar të futbollit San Siro të Milanos ceremoninë e hapjes dhe paradën tradicionale të atletëve. Njëkohësisht festimet pati për herë të parë edhe në tri vende të tjera: Cortina, qyteti i dytë pritës, si dhe Predazzo dhe Livigno. Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian. Kurse kur hyri në stadium ekipi izraelit dhe kur u shfaq në ekran zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili ishte i pranishëm në tribunë, pati fishkëllima.

    Të pranishmit në stadiumin e Milanos u entuziasmuan kur diva amerikane e muzikës pop, Mariah Carey, këndoi në italisht: “Nel blu, dipinto di blu”, e njohur më mirë si “Volare”. Himni kombëtar italian u interpretua nga Laura Pausini. Kurse parada e atletëve u shoqërua nga muzikë tekno.

    Për herë të parë dy flakë olimpike
    Ceremonia e hapjes me temë “Armonia” (Harmoni), synonte të pasqyronte natyrën e decentralizuar të Lojërave: Për herë të parë në historinë olimpike, ka dy qytete pritëse. Garat madje po zhvillohen në shtatë vende të ndryshme në Italinë veriore. Distancat në Lojërat Dimërore nuk kanë qenë kurrë më të mëdha. Udhëtimet, që zgjasin disa orë, janë një sprovë për të gjithë, përfshirë dhe atletët.

    Për herë të parë gjatë këtyre lojrave ka dy flakë Olimpike: një në Arco della Pace (Harku i Paqes) në qendër të Milanos dhe një në Piazza Dibona në Cortina. Në këtë vend luksoz skish janë zhvilluar edhe një herë 70 vjet më parë Lojërat Olimpike Dimërore. Ato shënuan fillimin e karierës së fshatit malor që tani quhet “Mbretëresha e Dolomiteve”./DW

    itali Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore milano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    April 24, 2026

    Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë (DETAJET)

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.