Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Spartak Ngjela rrëfehet si kurrë më parë: Fëmija pa martesë është pa vlerë

    October 27, 2024
    Spartak Ngjela rrëfehet si kurrë më parë: Fëmija pa martesë është pa vlerë

    Avokati i shumënjohur, Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Në shtëpinë e…” në emisionin “Goca & Gra” na ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij.

    Nga pyetjet rreth politikës e deri te dashuriaq, Ngjela rrëfen se vetmia është “një lumturi”.

    Pjesë nga intervista:

    Si një njohës i mirë i politikës dhe ish i burgosur, si e komenton arrestimin e Ilir Metës?

    Nuk ka lidhje me atë regjim që ka kaluar. Regjim demokratik. Atëherë ka qenë goditje politike, jo goditje ordinere. Policisë nuk i kundërshtohet, sepse ligji thotë po i kundërshtove, ajo do ushtrojë dhunë. Ne nuk e dimë tani a ka kundërshtuar Meta, apo s’ka kundërshtuar. Nëse ka kundërshtuar, ata do krijonin një farë presioni të dhunshëm, sepse ia kërkon ligji.

    Sipas teje, a do të ketë arrestime të tjera dhe kush e ka radhën?

    Mua do më pyesësh: ‘Kush mendon se do të lirohet këtë javë?’, sepse për arrestime unë s’flas fare, se jam avokat. Mos e merrni shumë seriozisht politikën.

    Si do ta përshkruaje politikën shqiptare me një fjalë?

    Nivel i ulët.

    Një emër gruaje që do ta transformonte politikën shqiptare, nëse do të kishte më shumë pushtet.

    Margaret Thatcher. Po të kemi një Margaret Thatcher natyrisht që ndalon mos-zhvillimin dhe krijon zhvillimin në Shqipëri. Por s’ka ardhur ende.

    76 vite jetë, cili është pengu yt më i madh?

    Pengu ishte se pse nuk bëra një atentat kundër diktatorit. Por e mendova vonë (qesh). E mendova pasi isha arrestuar.

    A ke frikë nga vetmia?

    Jo. Përkundrazi, vetmia është me shprehjen e latinëve të mëdhenj: ‘O vetmi, o e vetmja lumturi’, thonin njerëzit e mëdhenj.

    Pse nuk u martove kurrë?

    Kjo ka qenë filozofia ime. Ishte në filozofinë e viteve ’70, nuk e pranonin martesën. Po u martove, do mendosh se divorci do të shkatërrojë.

    Sa herë je dashuruar?

    Mund të jetë 2. Ç’rëndësi ka ajo?! Pastaj ju duhet të kuptoni një gjë, unë nuk jam me dashurinë statike. Njeriu bën dashuri dhe me një tryezë, pa e prekur fare. E thashë këtë dhe s’dua të zgjatem më tepër sepse do mërziten njerëzit.

    Je penduar që nuk je bërë baba?

    Më ka shkuar mendja, por fëmija pa martesë është pa vlerë.

    LEXO EDHE:

    Berisha i pandehur, Spartak Ngjela ‘plas bombën’: Pozitat ia rëndon…

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari, si u përgjigj Budapesti?”- Ngjela tregon çfarë ndodhi

    arrestimi i Metes jeta personale Spartak Ngjela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    April 24, 2026

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    April 24, 2026

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    April 24, 2026

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.