Site icon Informohu siç duhet

SPAK: Krimet zgjedhore në rritje. Po blihen votat e popullit

SPAK: Po blihen votat e popullit, krimet zgjedhore në rritje

Ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme publikoi bilancin e kallëzimeve penale në lidhje me krimet zgjedhore.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se deri në datën 09.05.2025 sa i përket veprave penale, krimeve zgjedhore janë regjistruar gjithsej 54 kallëzime penale.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qënë, Policia e Shtetit në 27 raste, SPAK në 9 raste, subjekte politike në 7 raste, kryesisht në 9 raste dhe shtetas në 2 raste.

Kallëzimet e bëra thuhet se janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 3 në Prokurorinë Durrës, 14 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 5 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Njoftimi i plotë

Informacion i përditësuar mbi numrin e kallëzimeve dhe procedimeve penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 09.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si me poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 4 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 2 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:

SPAK në aksion, kandidatët nën hetim. Reagon PSD-ja  

Exit mobile version