Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Historia e panjohur e Sam Neill, u ribashkua me djalin e dhënë për birësim pas 25 vitesh

    Macron zbulon paketën e re ushtarake për Ukrainën, nga avionët “Rafale” te sistemet SAMP/T

    Vra*jet nga agjentët e ICE në SHBA, administrata Trump dorëzon provat pas muajsh përplasjeje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK jep pretencën për dosjen “Meta”, kërkon burg për Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun, si edhe konfiskimin e vilës

    July 13, 2026
    Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me 31 vite e 4 muaj burg (EMRAT)

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën për tre të pandehurit e veçuar në dosjen që lidhet me ish-presidentin Ilir Meta, duke kërkuar në total 19 vite burg për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të tre kanë zgjedhur të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

    Për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK kërkoi dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 3 vite burg. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që, duke marrë parasysh moshën e tij dhe faktin se nuk rezulton të ketë përfituar personalisht nga vepra penale, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove.

    Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash në bashkëpunim, SPAK kërkoi 7 vite e 6 muaj burg, dënim që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 5 vite. Edhe në këtë rast, Prokuroria kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosjen e saj në shërbim prove për 5 vjet, duke marrë në konsideratë moshën.

    Ndërsa për Ema Çokun, e akuzuar gjithashtu për pastrim parash në bashkëpunim, SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj. Prokuroria kërkoi pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë pesëvjeçare.

    Në pretencën e saj, SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e vilës në pronësi të Fatime Kryemadhit. Sipas organit të akuzës, edhe pse pasuria rezulton e justifikuar me burime të ligjshme, ajo përfaqëson vlerën ekuivalente të shumës që dyshohet se është pastruar.

    Hetimet për këtë dosje u mbyllën më 28 korrik, ndërsa çështja u dërgua për gjykim në fund të muajit gusht. Dosja përfshin tre hetime të bashkuara, që lidhen me çështjen CEZ-DIA, kontratën e lobimit të ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara dhe hetimin pasuror.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Historia e panjohur e Sam Neill, u ribashkua me djalin e dhënë për birësim pas 25 vitesh

    July 13, 2026

    Macron zbulon paketën e re ushtarake për Ukrainën, nga avionët “Rafale” te sistemet SAMP/T

    July 13, 2026

    Vra*jet nga agjentët e ICE në SHBA, administrata Trump dorëzon provat pas muajsh përplasjeje

    July 13, 2026

    Sipërmarrësi egjiptian shpërblen “Faraonët”, 17 mijë euro bonus për çdo futbollist

    July 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.