Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sot votohet pakti PS-PD për “Zgjedhoren”/ Basha: Rama dhe Berisha, pazar për mbylljen e listave

    July 26, 2024
    Lulzim Basha, Edi Rama dhe Sali Berisha

    TIRANË– Lulzim Basha pak minuta më parë përmes një postimi në Facebook ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha po bëjnë pazar për mbylljen e listave, ndëërkohë që pakti PS-PD për Reformën Zgjedhore votohet sot në Kuvend.

    POSTIMI I PLOTË I BASHËS:

    Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit ka konfirmuar drejtësinë e qëndrimit tonë të kahershëm kundër amnistimit të të korruptuarve të votuar nga Rama dhe Berisha, një pazar antidrejtësi, i cili ka ngritur shqetësime edhe për Bashkimin Europian. Trysina politike mbi sistemin gjyqësor, korrupsioni i përhapur në shumë fusha, korrupsioni zgjedhor dhe një shkallë e lartë e përqendrimit në mjedisin mediatik shqiptar, janë pasqyra europiane në të cilën reflektohen qartë deformimet e qeverisë dhe ortakëve të saj të teatër-opozitës. Përpjekjet e Ramës dhe Berishës për të penguar drejtësinë, janë arsyeja e këmbënguljes sonë për një mbështetje pa kushte të SPAK, nëpërmjet krijimit të mundësive me burime njerëzore dhe infrastrukturë materiale, në mënyrë që investimi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, të mos cenohet nga frika e dinosaurve të tranzicionit prej fundit të pandëshkueshmërisë. Është e qartë pse, pavarësisht propozimeve tona konkrete përmes amendamenteve të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur SPAK-un në përballjen me mangësitë që i thekson edhe raporti i Komisioinit Europian, Rama ka vijuar me rrethimin ndaj tij. Madje, bashkë me Berishën kanë arritur të trysnojnë drejtësinë nëpërmjet votimit të amnistisë për lirimin e të korruptuarëve, duke dhënë mesazhe të qarta shantazhuese, që pas pazarit të vulës, do të vijojë me sulmin frontal ndaj Prokurorisë të Posaçme, e cila kërcënon status quo-në që duan të mbrojnë me çdo kusht. Dhe sot është dita në të cilën Rama dhe Berisha do kërkojnë të arrijnë në stacionin e radhës të planit të tyre kundër SPAK, sepse allishverishi për të mbyllur listat, është vetëm bërja gati e trupës së kamikazëve të pavotuar nga qytetarët, që iu duhen në përballjen e tyre me drejtësinë. Për këto arsye, të gjithë ata deputetë që e kanë më të qartë se kurrë që amnistimi i të korruptuarve, mbyllja e listave dhe shantazhi ndaj drejtësisë nuk janë akuza politike, por fakte të konstatuara edhe nga institucionet ndërkombëtare, sot nuk duhet të bëhen pjesë e këtij pazari në dëm të interesit publik. Sot, është dita për të bërë gjënë e duhur, sepse shqiptarët meritojnë një Reformë Zgjedhore të vërtetë, që fuqizon votën e tyre dhe e kthen parlamentin në shërbim të qytetarëve.

    "Zgjedhorja" lulzim basha Votohet sot Pakti PS-PD 26 Korrik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.