TIRANË– Sot, më 14 Shkurt të gjithë çiftet festojnë. Qytetet janë mbuluar nga ngjyra e kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet.
Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt, në ditën kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme.
Por kjo ditë e veçantë dhe me kaq domethënie për të dashuruarit eka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori rreth tij.
Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”, thuhet në legjendat që shoqërojnë këtë datë. Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.
Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr ishin sjellë si çift gjatë festivalit Lupercalia që mbahej në mes të Shkurtit, dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë. Më vonë, kisha vendosi ta shndërronte këtë festival në festë të krishtere dhe vendosi për ta rikujtuar Shën Valentinin. Kohë pas kohe emri i Shën Valentinit filloj të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat personit që dashuronin./jagranjosh/Radar.al


