Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Sot gjyqi/ Prokurorja: Naim Murseli urdhëroi vra*jen pasi Liridonës i kishin dalë 260 mijë euro nga sigurimi i jetës në Suedi

    June 4, 2025

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, e ndodhur më 29 nëntor 2023. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq, deklaroi se motivi kryesor pas krimit dyshohet të ketë qenë përfitimi financiar nga sigurimi jetësor i viktimës në Suedi.

    Sipas prokurorisë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, kishte përfituar një shumë prej 260 mijë euro nga një polica sigurimi të paguar në vitin 2022 në emër të Liridona Ademajt. Ky pretendim mbështetet në raportin e marrë nga autoritetet suedeze, i propozuar si provë materiale në gjykatë.

    Avokatja e Murselit, Teuta Zhinopotoku, njoftoi se mbrojtja ka kërkuar që klienti i saj të nënshtrohet një ekzaminimi mendor, por gjykata nuk ka dhënë ende një përgjigje. Ajo theksoi se çështja kërkon qasje të kujdesshme, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke pritur konstatimet nga ekspertët në QKUK dhe Institutin e Forenzikës.

    Në seancë, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm dhe shtoi se nëse akuzat ndaj tij vërtetohen, ai vetë do të kërkojë dënimin me burgim të përjetshëm. Të njëjtën deklaratë bëri edhe i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ndërsa Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Murseli, Plava dhe Kokalla janë pajtuar paraprakisht që vrasja të kryhej nga Plava, për një pagesë prej 30 mijë euro. Prokuroria shton se motivet pas planifikimit të krimit lidhen me përkeqësimin e raporteve familjare dhe martesore mes Murselit dhe viktimës.

    Procesi gjyqësor po vazhdon, ndërkohë që pritet të sillen dëshmi të tjera kyçe në seancat e ardhshme.

    Liridona Ademaj naim murseli prokurorja sigurimi i jetes Suedi vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    July 28, 2026

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.