TIRANË– Deputeti demokrat, Luan Baçi, duke folur për mediat nga protesta që po zhvillohet pasditen e sotme kundër qeverisë aktuale ai është shprehur se ky tubim s’do jetë i fundit.
Baçi deklaroi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit.
“Një protestë në vazhdimësi të mosbindjes civile por e veçantë në llojin e vetë. Sot protestë masive te Dëshmorët e Kombit, forca e numrave do jetë gjëja kryesore. Një protestë që nuk do jetë e fundit, pavarësisht vështirësive se një pjesë e deputetëve janë në diasporë, por ne përsëri punojmë në të gjitha drejtimet. Nuk ka vende të posaçme për t’u dislokuar. Lum njerëzish që po vijnë edhe nga hotel Tirana. Po vijnë nga të gjitha drejtimet, sot ditë e opozitës që tregon fuqinë e opozitës, ne jemi mazhorance de fakto.”– u shpreh ai./Radar.al


