Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, në një intervistë për “Pushime on Top”, u përgjigjet pyetjeve rreth jetës së saj personale.
Këngëtarja thekson se qëllimi i saj në jetë ka qenë të ndjekë ëndërrat jo çunat.
Gjatë intervistës artistja këshillon se asnjë nuk mbetet vetëm përderisa kemi Zotin, por secili duhet të ndihet i lumtur edhe vetëm në jetë.
Malaj shtoi se ajo u përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që i bëjnë në “Instagram” për zërin, për këngët e saj.
Pjesë nga intervista:
Lei: Ti një grua e arrirë në jetë, a e ndjen mungesën e partnerit, nëse ti e ke dhe ne nuk e dimë mund t’a thuash
Soni: Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm.
Lei: A je vetëm?
Soni: Unë po thoja gjatë gjithë kohës kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën. Njeriu nuk është vetëm se është Zoti, por që ne kemi lindur vetëm dhe duhet të mësohemi të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat
Lei: Po çunat të ndjekin ty ama
Soni: Unë jam personazh publik, kam dalë shumë herë në ekran dhe normalisht që kam edhe atë database të fansave meshkuj, por gjithmonë në formë shumë gjentile.
Lei: Ti japim dikujt shpresë, nëse të shkruan në “Instagram” mund t’i kthesh përgjigje?
Soni: Unë shumë fansave të mi u kthej përgjigje, meshkuj. Kur më shkruajnë “Soni të adhurojmë për zërin”, të gjithëve ua kthej “faleminderit, gjithë të mirat juve në familjen tuaj”. Ua kthej vetë personalisht.