Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “S’mund ta harroj atë udhëtim, popull i bashkuar nga kuraja”- Papa Françesku mesazh të rinjve shqiptarë: Jeni e ardhmja

    September 17, 2024

    Në 10-vjetorin e vizitës historike të Papa Françeskut në Tiranë, Ati i Shenjtë i është drejtuar rinisë shqiptare, me një mesazh.

    Fjalët e tij promovojnë paqen dhe shpresën, teksa po mbahet për herë të parë në shqipëri MED24, një iniciativë e Papa Françeskut për të bashkuar të rinjtë e Mesdheut.

    Imzot Arjan Dodaj, ka prezantuar para të rinjve këtë vdeo mesazh të Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve shqiptare, ku Papa Françesku thekson rëndësinë e bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke i bërë thirrje të rinjve shqiptarë të vazhdojnë të jenë një shembull i mirë për rajonin dhe botën.

    “Është për mua gëzim të di që ju jeni mbledhur në Tiranë, pikërisht 10 vjet pas vizitës sime në vendin tuaj të dashur, në vitin 2014. Nuk mund ta harroj dhe kujtohem për atë udhëtim të paharrueshëm, ku kam mundur të takoj popullin tuaj, një popull me larmishmëri portretesh, por i bashkuar nga kuraja. Siç ju thoja atëherë të rinjve: – “Ju jeni breznia e re e Shqipërisë”, – shtoj sot të dashur të rinj të pesë brigjeve të Mesdheut: – “Ju, breznia e re, jeni e ardhmja e rajonit të Mesdheut”. Të gjithë jemi shtegtarë të shpresës, që ecim në kërkim të së vërtetës, duke e jetuar fenë tonë ndërsa ndërtojmë paqen – e Paqja duhet të ndërtohet”.

    Ati i Shenjtë tha gjithashtu se, takimi MED24 është një mundësi për të ndërtuar ura të reja dialogu dhe për të promovuar paqen dhe drejtësinë në rajonin e Mesdheut.

    “Mësoni së bashku që të lexoni shenjat e kohës. Soditni ndryshimin e traditave tuaja si një pasuri, të kërkuar nga Hyji. Uniteti nuk është uniformitet dhe diversiteti i identiteteve tona kulturore dhe fetare është një dhuratë e Hyjit. Pra, Unitet në Diversitet! Lejoni të rriteni në vlerësimin reciprok, siç dëshmojnë të parët tuaj. Vendosni në qendër zërat e atyre, që nuk dëgjohen”.

    Për herë të parë në Shqipëri po mbahet takimi ndërkombëtar MED24 në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme, që sjell së bashku të rinj dhe ipeshkvinj nga vendet e Mesdheut dhe Detit të Zi.

    Shqipëria, e njohur për modelin e saj unik të harmonisë fetare, është zgjedhur për të pritur këtë takim historik, duke ofruar një shembull frymëzues për rajonin.

    Pjesëmarrësit në MED24 po bashkëpunojnë në sesione pune dhe vizita kulturore, për të mësuar më shumë rreth harmonisë fetare të Shqipërisë dhe për të diskutuar mundësitë e reja për paqe dhe bashkëpunim.

    Papa Françesku te rinjte shqiptare videomesazh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.