Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni “Siguria”/ Sekuestrohen armë, municion dhe dro*ë në Shkodër, arrestohen 3 persona

    Konflikti në Durrës ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit të policisë

    Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të ndriçojë qiellin e Evropës dhe Atlantikut të Veriut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘S’më la të festoja’/ I shkaktoi ankth më 31 dhjetor vajzës së tij të mitur, zbardhet dëshmia e shqiptarit. I dehur theu xhamat dhe përplasi…

    January 4, 2025

    Zbardhet dëshmia në gjykatë e shqiptarit që i krijoi panik gruas dhe të bijës së tij 10 vjeçare kur natën e ndërrimit të viteve, i dehur, ka tentuar të hyjë në banesën e tyre pasi theu xhamat, ndërsa aksidentoi dhe dy makina të parkuara.

    Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, ka shkuar në shtëpinë e saj pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare.

    Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke i shkaktuar dëme.

    Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkolit.

    Dërsa doli dje para gjykatës, 45-vjeçari shqiptar ka kërkuar falje dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes.

    Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë.

    Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

    Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.

    deshmia Gjykata greqi shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni “Siguria”/ Sekuestrohen armë, municion dhe dro*ë në Shkodër, arrestohen 3 persona

    July 25, 2026

    Konflikti në Durrës ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit të policisë

    July 25, 2026

    Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të ndriçojë qiellin e Evropës dhe Atlantikut të Veriut

    July 25, 2026

    Lushnjë, plagosi kushëririn me thikë pas një konflikti, arrestohet 60-vjeçari

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.