ELBASAN– Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht dy shtetas, konkretisht A. L., 30 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se 25-vjeçarja A. K., iu ka ofruar 2 shtetasve, marrëdhënie seksuale, në këmbim të një shume parash.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 25 vjeçe, A. L., 30 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se 25-vjeçarja iu ka ofruar 2 shtetasve, marrëdhënie seksuale, në këmbim të një shume parash.


