Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skemë për dërgimin e shqiptarëve drejt SHBA-së kundrejt 35 mijë eurove, gjashtë persona në gjyq për falsifikim dokumentesh

    January 25, 2026

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona, të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme kriminale që synonte dërgimin e shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh.

    Të pandehur në këtë çështje janë Hazir Maçi, Lejla Maçi, Çerkez Nikoçi, Ardjan Pirani, Alfred Maçi dhe Endrit Nezaj. Nga hetimet rezulton se Hazir Maçi, i proceduar edhe më parë për veprimtari të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë, përmes vendeve të Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

    Sipas Prokurorisë, Hazir Maçi dyshohet se ka falsifikuar dokumente identifikimi dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke komunikuar me bashkëpunëtorët e tij edhe nga ambientet e paraburgimit, përmes dy numrave telefonikë.

    Lejla Maçi, bashkëshortja e tij, dyshohet se ka marrë pjesë aktive në organizimin e udhëtimeve, duke përfshirë edhe vëllain e saj, Ardjan Pirani, në menaxhimin e porosive për kalimet e paligjshme.

    Endrit Nezaj, punonjës i një agjencie turistike, akuzohet se ka siguruar fotografi dokumentesh të shtetasve të huaj për prodhimin e dokumenteve false, ndërsa Çerkez Nikoçi, në rolin e shoferit, ka transportuar dokumente të falsifikuara.

    Alfred Maçi dyshohet se ka vënë në dispozicion pasaportën e tij britanike, e cila është përdorur si model për falsifikimin e dokumenteve të tjera që shërbenin për kalime të paligjshme.

    Të pandehurit do të gjykohen për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa për Hazir Maçin rëndon edhe akuza e “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

    Materialet procedurale janë referuar pranë gjykatës për vijimin e veprimeve ligjore.

    policia SHBA te arrestuar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    June 13, 2026

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    June 13, 2026

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    June 13, 2026

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.