Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë!

    July 18, 2026
    Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë!

    Arkëtarja Paola Dana ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se gjatë periudhës prill–qershor 2026, me urdhër të drejtoreshës Elisabeta Mataj, transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë, në kundërshtim me procedurat e zakonshme.

    “Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike”, ka deklaruar Dana.

    Ajo shpjegon se paratë tërhiqeshin nga banka, arkëtoheshin dhe më pas merreshin nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj. Dëshmitarja nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto vlera, por pohon se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës dhe ajo i bashkëngjiste në dokumentacionin ditor të arkës.

    Sipas saj, më 9 korrik 2026 u krye një kontroll nga Posta Qendrore e Tiranës, ku inventari i arkës rezultoi në rregull, me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Gjatë kontrollit mori dijeni se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka. Ajo deklaron se dëgjoi për një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.

    “Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

    Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.

    Më tej, dëshmitarja deklaron se është thirrur në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Sipas saj, drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare. Më pas, i është paraqitur edhe një deklaratë e daktilografuar, të cilën ajo e ka lexuar dhe firmosur. Dëshmitarja shton se edhe Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj.

    “Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t’i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.

    Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

    Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, ka vijuar Dana në dëshminë e saj.

    Arkëtarja Paola Dana Skandali në Postën e Durrësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    July 18, 2026

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    July 18, 2026

    Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve

    July 18, 2026

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te “Plaza”

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.