Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në familjen mbretërore/ Gjykata e dënoi, reagon PLL: Princi Leka është një figurë e kulluar

    January 22, 2025

    Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj, Gjergj Zaharia sa i përket skandalit në familjen mbretërore të ndodhur disa muaj më parë.

    Mësohet se gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

    Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

    Sipas kësaj force politike ky vendim është i padrejtë dhe i ndikuar nga motivet politike, pasi gjyqtarja që dha vendimin, Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela.

    PLL theksoi se çështja e Princit Leka është çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes.

    “Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes”, thuhet nder të tjera. 

    Reagimi i plote

    Deklaratë nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekës

    Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor.

    Është për t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje të rëndësishme mbi traditën e ndikimeve politike dhe mungesën e paanshmërisë që vijon të karakterizojë disa segmente të sistemit tonë të drejtësisë.

    Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes. Ne ngreme shqetesimin se ne kete rast kemi fillimin e nje fushate per te cuar deri ne fund direktivat dhe projektin politik te bandes kriminale komuniste e cila ka marre peng Shqiperine qe me daten 28 Nentor 1944, per asgjesimin te Familjes Mbreterore Shqiptare. Vlen ti kujtojme opinionit te gjere se Princi Leka II, eshte denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist qe ne lindjen e Tij. Pjese e kesaj farse eshte edhe prokurori i rastit qe gjithashtu ka lidhje te forta me regjimin komunist duke qene nje nga pasardhesit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqiperine qe nga viti 1941.

    Pra thene me qarte, ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë.

    PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë. Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin.

    Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta.

    denimi i princ leka pll Princ Leka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.