Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo DiCaprio ka mohuar të ketë qenë pjesë e festave të producentit të arrestuar tashmë, P Diddy.
Komentet e aktorit vijnë pas publikimit të fotove të tij duke festuar me reperin e arrestuar për trafik seksual dhe abuzimeve me vajza minorene.
Combs akuzohet për trafikim seksual dhe shantazh, me pretendime që datojnë qysh prej vitit 2008, me akuzat për abuzim, kërcënim e detyrim të grave për vite me radhë për t’i përmbushur dëshirat e tij seksuale, të mbrojnë reputacionin e tij dhe të fshehin sjelljen e tij.
Por një zëdhënës i aktorit 49 vjeçar tha për rrjetin Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”.
MailOnline shkruante se: “Diddy Combs e kishte aktorin e Titanikut si të ftuarin numër një në listën e tij, teksa në festa ishin ftuar gjithashtu emra si Paris Hilton, Mariah Carey e Kim Kardashian.”
Por megjithë pjesëmarrjen e DiCaprio, përfaqësuesit thonë se ai nuk ka pasur kontakte prej vitesh me Sean Combs.
Burimet thonin për mediat: “Leonardo DiCaprio nuk ka të bëjë fare me abuzimet. Ai ka qenë në festat e tij në vitet 2000, siç bënin të gjithë, por aty nuk kishte abuzime”.
“Kjo ishte në fillim të karrierës së tij dhe më pas u largua prej tyre. Nuk duhet supozuar se ai është pjesë e trafikut njerëzor apo abuzimeve vetëm prej disa fotove të zbehta kur ishte 20 vjeç”.
Por Leonardo është fotografuar gjithashtu përkrah Diddy në konventën e partisë demokrate amerikane në 2004 dhe më pas përsëri në ditëlindjen e 50-të të Diddy në 2019, shkruan Daily Star.


