Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali/ “Ec, vazhdo…” vajza i rrëmben biznesin të atit me mashtrim

    June 4, 2025

    Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar vajzën e tij Kristi Gega. Kjo e fundit, në vitin 2018 sipas tij, i ka falsifikuar firmën, duke e bërë veten administratore të shkollës që posedonte Thanasi dhe më pas me një tjetër dokument, i dhuroi vetes kuotat e shoqërisë duke u bërë pronare e shkollës.

    Thanasi e çoi çështjen në prokurori dhe organi i akuzës doli në konkluzionin që firma ishte e Thanasit pavarësisht se gjykatat e shkallës së parë dhe e apelit e rrëzuan kërkesën e Prokurorisë për pushim të çështjes. Prokurori Sajmir Hysaj vijon të ankimojë vendimet e gjykatave dhe nuk heton.

    QKB pranon kontrata dhurimi mes palëve të shoqërive tregtare që nuk janë hartuar te noteri dhe sipas ekspertit Fatmir Laçej, kjo procedurë duhet të ndryshojë pasi krijon hapësira për abuzim. Gjithashtu me ndryshimin e administratorit dhe pronarit të shkollës në QKB, mbetet e parregulluar marrëdhënia për ndërtesën pasi nuk ka një kontratë qiraje mes palëve.

    “Stop” shkon pranë shkollës në fjalë ku Kristi Gega flet në emër të të atit kur bëhet fjalë për të regjistruar nxënës.

    Qytetarja: Juve jeni? Ça pozicioni keni juve këtu?

    Kristi Gega: Administratorja!

    Qytetarja: Administratorja! Mua më thanë në fakt që nuk e di, është shkolla e Thanasit.

    Kristi Gega: Po, po! Jam e bija!

    Qytetarja: Ah, jeni e bija?

    Kristi Gega: Po, po!

    Në takimin me gazetaren e “Stop”, Kristi Gega thotë se çështja është në gjykatë.

    Gazetarja: Si jeni? Ju jeni Kristi? Unë jam Domenika, gazetare e emisionit “Stop” në Tv Klan.

    Kristi Gega: Mirëdita! Po!

    Gazetarja: Erdha këtu, sepse babai juaj është drejtuar tek emisioni “Stop” në lidhje me dhurimin e kuotave. Pretendon që nuk e ka bërë.

    Kristi Gega: E kam mbyllur unë në gjykatë.

    Mënyra sesi është bërë dhurimi i kuotave dhe qëndrimi i saj në këtë biznes është e paqartë pasi shkolla ka një tjetër pronar, babanë e saj, Thanas Gegën.

    Kristi Gega: Kush je ti, që vjen? Ti tani do të dalësh!

    Gazetarja: Do të dal se nuk më intereson të rri me ty!

    Kristi Gega: Ec, vazhdo po të them!

    Lidhur me këtë situatë, avokati Arben Llangozi shprehet se në kushtet kur pranuesi i dhurimit është mosmirënjohës ndaj dhuruesit, ky mund t’i drejtohet gjykatës me padi civile për prishjen e kontratës së dhurimit dhe çdo gjë kthehet në vendin e vet.

    biznesi Prokuroria shkolla vajza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.