Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandal te Trauma/ Pacientët denoncojnë ‘negociata’ për operacionet, deri në 3.500 euro për radhë të shkurtër

    April 8, 2026

    Një investigim i kryer te Spitali i Traumës ka zbuluar praktikë shqetësuese, ku disa pacientë tregojnë se kanë dhënë para për të përshpejtuar ndërhyrjet kirurgjikale.

    Pacientët shprehen se pritja e gjatë i detyron ata të kërkojnë rrugë të shkurtër, veçanërisht kur dhimbja është e rëndë dhe nuk mund të zgjidhet me medikamente. Disa treguan se kishin dhënë deri në 3.500 euro cash për mjekët, për të siguruar operacionin pa pritur në listën e pritjes.

    “E kemi bërë aty, tek Trauma, por e kemi bërë me pagesë, kena blerë protezën, e kupton? Ku e keni blerë? Te spitali, te Spitali i Traumës, 3.500 euro,” u shpreh një qytetar.

    Gjatë bisedave me pacientët, u vu re se disa, edhe pse ndodheshin në listën e pritjes dhe kishin kartelë të hapur, kishin kryer ndërhyrjen. Kjo ngre pyetje mbi favorizimet dhe pagesat shtesë që mund të kenë bërë për të kaluar radhën.

    Spitali i Traumës sqaroi se përveç urgjencave dhe listës së pritjes, ofron shërbim për pacientët që sigurojnë vetë materialet ortopedike të nevojshme. Çdo ndërhyrje dokumentohet në kartelën e pacientit dhe firmoset konsenti i informuar, ashtu si për çdo operacion tjetër.

    Megjithatë, disa pacientë lanë të kuptohet se kanë pasur negociata direkte me mjekët, duke dhënë para për të përshpejtuar procesin:

    “Foli djali me doktorin, por akoma nuk po e rregullojmë dot vetë njëherë, a kupton… besoj se e merr vesh.”

    “Pagesën si e keni bërë? Ku e keni bërë?

    Në spital?

    “Po, në spital e kemi bërë cash. I ka marrë doktori, atij ia kena dhënë.”

    “Herën e parë 3 mijë euro”.

    Kush ua tha?

    “Mjeku na tha.”

    operacione radha spital trauma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    June 17, 2026

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    June 17, 2026

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.