Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandal në Dortmund! Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në tokë, pasagjerët: Na thanë “Hajdeni të mërkurën po deshët”!

    October 13, 2025

    Një incident i rëndë është shënuar këtë të hënë në aeroportin e Dortmundit, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë janë lënë në tokë nga kompania ajrore Wizz Air, pas një rasti të qartë overbooking-u, shitjeje të biletave mbi kapacitetin e avionit.

    Sipas denoncimeve të vetë qytetarëve, fluturimi W4 5126 Dortmund–Tiranë, i planifikuar për t’u nisur në orën 15:45, u vonua pasi stafi i aeroportit zbuloi se kompania kishte shitur më shumë bileta sesa numri real i vendeve në bord.

    Pasagjerët shqiptarë janë përballur me një situatë kaotike dhe trajtim poshtërues, ndërsa stafi i Wizz Air u ka komunikuar se “nuk ka më vende të lira në avion”. Të mbetur në sallën e pritjes, shumë udhëtarë raportojnë se nuk u është dhënë asnjë zgjidhje konkrete për rimbursim apo akomodim, ndërsa të tjerëve u është thënë se mund të udhëtojnë vetëm të mërkurën, nëse atëherë do të ketë vende të lira.

    Ky nuk është rasti i parë që Wizz Air akuzohet për abuzime të tilla. Kompania njihet për praktikën e shitjes së tepërt të biletave, me arsyetimin se një pjesë e pasagjerëve nuk paraqiten në aeroport, por kur të gjithë vijnë, shumë mbeten jashtë avionit.

    Për më tepër, burime nga sektori i aviacionit raportojnë se Wizz Air po përballet me probleme serioze teknike, pasi 38 avionë të saj janë aktualisht jashtë funksioni për shkak të defekteve në motorë, çka ka sjellë vonesa dhe anulime të shumta në linjat evropiane gjatë javëve të fundit.

    avion dortmund pasagjeret Wizz Air
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.