Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milionë litra pije të skaduara në Shqipëri! A u futën përsëri në treg?

    December 13, 2024

    AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.

    Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si inspektorët e AKU-t kanë favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .
    Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.

    Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.

    Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH-së është fakti se mungojnë fotot e vendit ku janë asgjësuar produktet.

    Njëkohësisht mungon fletëdalja e subjektit, për efekt të shkarkimit nga magazina të produkteve të asgjësuara.

    Ky është dokument vërtetues dhe bazë që fakton daljen nga magazina e produkteve të skaduara.

    Pas procedurave të dyshimta të asgjësimit të pijeve të skaduara të subjektit “Coca-Cola”, “Ora News” iu drejtua me një kërkesë specifike AKU, ku u kërkua informacion se sa procedura asgjësimi ka kryer “Coca Cola” në vitin 2019, bashkëlidhur kërkuam të na vihej në dispozicion edhe lista e produkteve që kanë shkuar për asgjësim.

    AKU na bën me dije se gjatë kësaj periudhe “Coca Cola” ka kryer 4 procedura asgjësimi (1809054 litra & 304 kg) sasia një milion e tetëqind mijë litra pije, por nuk na vë në dispozicion listën e produkteve të destinuara për asgjësim.

    Por skandali thellohet në faktin se AKM, që duhet të ishte prezent gjatë procesit të asgjësimit, nuk ka asnjë informacion se subjekti “Coca Cola” ka bërë 4 asgjësime të pijeve të skaduara.

    Ky institucion na njofto zyrtarisht se në vitin 2019 nuk ka asnjë praktikë asgjësimi nga ky subjekt.

    Si mundet që një brend botëror në Shqipëri të thyeje ligjet, dhe të mos njoftojë Agjencinë e Mjedisit që e ka detyrim ligjor?

    Ky është institucioni që kontrollon se ku përfundojnë pijet e skaduara pas asgjësimit, por me sa duket nuk ia ka idenë që “Coca Cola” paska asgjësuar 1.809.054 një milion e tetëqind mijë litra pije të skaduara.

    A është asgjësuar kjo sasi?

    Nëse po ku kanë përfunduar?

    Pse nuk janë informuar Inspektorët e Mjedisit për të dokumentuar me foto dhe video, asgjësimin e pijeve të skaduara?

    Sipas ligjeve në fuqi asgjësimi i produkteve të skaduara nuk mund të bëhet pa prezencën dhe nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit./OraNews

    coca cola pije treg
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.