TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” është shprehur se në Partinë Demokratike nuk ka demokraci.
Kjo pasi sipas Ramaës u pa qartë në procesin e primareve. Kryeministri shprehet se këto të fundit u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha. Ai shtoi se Shqipërinë në BE nuk e fut dot Berisha apo partitë e reja që i konsideron si kopje të tij.
“Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Ne ulëm 30%, hoqëm taksën nga aspirina dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që marrin barna të rimbursueshme. Po pagat e mjekëve? 490 euro në 2013, 1670 euro në 2024. Paga mesatare, 1670 euro e mjekëve. Paga mesatare e infermierëve, 850 euro. Po urgjenca mjekësore? 320 autoambulanca të reja dhe të pajisura me mjetet e jetë shpëtimit. 15 minuta nga marrja e njoftimit.”- tha Rama./Radar.al


