Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dënohen dy persona në Romë, akuzoheshin për përpjekje për riorganizimin e një grupi me ideologji naziste

    June 15, 2026

    Dy persona janë dënuar nga një gjykatë në Romë pasi u shpallën fajtorë për përpjekje për krijimin dhe organizimin e një strukture të frymëzuar nga ideologjia naziste, si dhe për aktivitete rekrutimi përmes internetit dhe rrjeteve sociale.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Seksionit të Parë për Krime të Rënda, Alessio Sabelli u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Louis Kant Restauri me 3 vjet e 6 muaj burg. Të dy u gjetën fajtorë për komplot me qëllime terroriste, përfshirë veprime që synonin cenimin e rendit demokratik dhe zhvillimin e aktiviteteve me shtrirje ndërkombëtare.

    Nga hetimet rezultoi se Sabelli, i njohur me nofkën “Cesare”, kishte themeluar një organizatë paraushtarake të quajtur UFI (Unione Forze Identitarie). Autoritetet e përshkruan këtë grup si një strukturë me orientim neonazist, ksenofob dhe antisemit, e cila promovonte propagandë që mohonte Holokaustin dhe nxiste urrejtje ndaj pakicave etnike, emigrantëve dhe grupeve të tjera shoqërore.

    Ndërkohë, gjykata vendosi të lirojë nga akuzat dy të pandehur të tjerë të përfshirë në proces. Gjithashtu, Ministrisë së Brendshme të Italisë iu njoh e drejta për një dëmshpërblim prej rreth 50 mijë eurosh, në cilësinë e palës civile në çështje.

    Në kuadër të të njëjtit hetim, disa persona të tjerë kanë pranuar fajësinë përmes marrëveshjeve me prokurorinë, duke përfituar dënime më të ulëta, që variojnë nga një vit e dhjetë muaj deri në dy vite burg.

    naziste policia rome
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    June 15, 2026

    Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

    June 15, 2026

    Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

    June 15, 2026

    Po lundronte me motor uji, humb jetën i riu në Liqenin e Ulzës

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.