DURRËS– Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm në Durrës, nuk i ka kursyer batutat me kryetarin demokrat të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.
Ndërkohë që Rama thoshte se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë se është në proces legalizimi, ndërhyeri Qosja i cili tha se kanë 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh.
Kjo ndërhyrje e Qoses erdhi pas kritikave të Ramës për shumë prej kryebashkiakëve lidhur me legalizimet.
“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0.”– tha Qosja.
“0 je, 0! Je demokrat komplet.”– e kundërshtoi Rama./Radar.al


