Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Simptomat janë të ngjashme/ Helmim apo virozë? Ja si të dalloni shqetësimet e stomakut!

    August 13, 2024
    Simptomat janë të ngjashme/ Helmim apo virozë? Ja si të dalloni shqetësimet e stomakut!

    TIRANË– Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona. Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit dhe jo domosdoshmërisht në dimër.

    Por kjo stinë duket se favorizon ndjeshëm përhapjen e kësaj viroze e cila nuk kursen as të vegjël, të rritur e të moshuar. Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi.

    Por a futen ato në të njëjtën kategori?

    Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.

    Cilat Janë Simptomat e Helmimit nga Ushqimi?
    Helmimi nga ushqimi, do të thotë që organizmi po përpiqet të nxjerrë jashtë viruse, baktere ose substanca të dëmshme nga një ushqim që njeriu ka konsumuar.

    Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga viruset apo bakteret e mëposhtme:

    Norovirusi që gjendet tek uji i ndotur, produktet e pagatuara dhe gocat e detit.
    Salmonella,
    E-coli, që së bashku me salmonelën merren nga mishrat, qumështi, e verdha e vezës, mishi, shpendët e të tjerë.
    Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë shumë lehtë dhe manifestohet me këto simptoma:

    Të përziera,
    Të vjella,
    Diare,
    Dhimbje dhe shtrëngime të barkut,
    Temperaturë.

    Cilat Janë Simptomat e Virozave të Stomakut?

    Së pari, është shumë e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të kuptojnë që virozat e stomakut nuk janë njësoj me gripin.

    Ky i fundit është i ngjitshëm dhe shkakton:
    Temperaturë,
    Dhimbje muskulare,
    Plogështi,
    Probleme me rrugët e frymëmarrjes.
    Virozat e stomakut nga ana tjetër shfaqen kur një virus shkakton një infeksion në stomak.

    Norovirusi, që e përmendëm më lart, është shkaktari kryesor i këtyre infeksioneve.

    Ai shkakton plot 21 milionë infeksione stomaku në vit.

    Kjo do të thotë se virozat e stomakut mund të futen në kategorinë e helmimit nga ushqimi.

    Simptomat e virozave të stomakut sipas ekspertëve të AgroWeb.org janë:

    Të vjella,
    Të përziera,
    Diare,
    Dhimbje barku,
    Dhimbje muskulare,
    Dhimbje koke,
    Temperaturë e lartë.
    Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.

    Si Të Kuptoni Nëse Vuani Nga Helmimi Apo Virozat?
    Nëse keni simptomat e lartpërmendura, atëherë duhet të fokusoheni tek kohëzgjatja e simptomave.

    Infeksioni i stomakut zakonisht shfaqet një deri në tre ditë pas ekspozimit dhe zgjat një ose dy ditë.

    Në rastin e helmimit, ai shfaqet gjashtë orë pas ngrënies së një ushqimi të ndodut dhe në varësi të situatës, mund të zgjasin disa orë ose disa ditë.

    Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ju duhet të shkoni tek mjeku nëse:

    Keni të vjella që kanë zgjatur për gjatë gjithë ditën.
    Keni gjakderdhje në jashtëqitje,
    Keni dhimbje të forta barku,
    Diarea zgjat mbi 3 ditë,
    Jeni të dehidratuar,
    Keni temperaturë të lartë,

    Keni mjegullim të shikimit dhe dobësim të muskujve. /AgroWeb.org

    Helmim shqetësimet e stomakut simptomat virozë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    July 26, 2026

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.