Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo e nis nga Broja/ Zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

    June 6, 2025
    FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë
    Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në ditët e kaluara, në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit është rishfaqur Rei Manaj.

    Futbollisti ka kaluar një situatë gripale në ditët e kaluar dhe stafi mjekësor e kishte lënë pushim futbollistin, që të mos përkeqësohej gjendja e tij. Për më tepër, një natë më parë Manaj kishte shkuar edhe për vizitë më të specializuar në një qendër spitalore në kryeqytet. Por në seancën e djeshme të pasdites, Manaj është bashkuar rregullisht me skuadrën, duke zhvilluar ushtrimet, sinjal i qartë se do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për duelin e nesërm dhe kandidat për një vend mes titullarëve, pavarësisht se ka mbetur pak mbrapa me përgatitjet.

    FORMACIONI- Dy dilema janë për Silvinjon në ndeshjen me Serbinë nesër në mbrëmje. T’i besojë nga fillimi Arbër Hoxhës në krah dhe Nedim Bajramit mbrapa sulmuesve në vendin e Laçit, apo ky i fundit të luajë nga minuta e parë dhe Nedimi të spostohet në krah. Ajo që ka provuar trajneri brazilian ditën e fundit, ishte varianti i parë, por deri nesër gjithçka mund të ndodhë.

    Sa i përket sulmit, pritet që Broja të jetë nga fillimi dhe Asani në krahun tjetër. Më mbrapa, Asllani dhe Ramadani, me këtë të fundit që e ka fituar balotazhin me Shehun.

    Ndërkohë në mbrojtje, nëse Mitaj, Gjimshiti dhe Balliu kanë shanse më shumë për të qenë titullarë, një vend në mbrojtje do të ndahet mes Ajetit, Kumbullës dhe Ismajlit. Nuk dihet nëse Silvinjo do t’i besojë eksperiencës së Ajetit, shtatlartësisë së Kumbullës apo agresivitetit të Ismajlit. Në portë do të jetë Strakosha./PanoramaSport

    Erdhën nga Stambolli me 14 valixhe me 300 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

    Tom Cruise vlerësohet me Rekordin Botëror Guinness

    Kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel, siguri e lartë në kryeqytet

    https://radar.al/rama-ndan-pamjet-nga-defender-25-nje-nga-stervitjet-me-te-medha-e-komplekse-ne-europe/

    Ardit Gjebrea feston 62-vjetorin/ Zbulon me kë do prezantojë Këngën Magjike në 25-vjetorin e saj

    broja rei manaj Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    June 18, 2026

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    June 18, 2026

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.