TIRANË -Stiven Shpendit i kanë mjaftuar 32 sekonda lojë, për të shënuar atë që është edhe goli më i rëndësishëm i sezonit deri tani në Itali. Shpendi zhbllokoi ndeshjen që Empoli po luan ndaj Monzës.
Goditja e parë në portë dhe përfundoi në rrjetë, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e fundit të Serisë B.
Shpendi po kalon sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa ftesa e trajnerit Silvinjo te Kombëtarja mungon. Për të ishte goli i 14-të në kampionat.


