Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Siguria ushqimore/ AKU gjobit dhe kallëzon penalisht një subjekt në Shkodër për misër të kontaminuar

    March 10, 2026

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur gjoba dhe ka depozituar kallëzim penal ndaj një subjekti në Shkodër, pasi gjatë inspektimeve u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit për sigurinë ushqimore.

    Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e AKU-së në Qarkun Shkodër ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër shoqërinë “MODI” shpk, pas verifikimeve të kryera në magazinat e saj.

    Kontrollet u zhvilluan në kuadër të masave për monitorimin e importeve të misrit për ushqim kafshësh me origjinë nga Serbia, pas rasteve të përsëritura kur analizat laboratorike kishin zbuluar prani të aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara.

    Gjatë inspektimit, trupa inspektuese konstatoi sasi të konsiderueshme misri rifuxho të importuar nga Serbia, të cilat u bllokuan deri në daljen e përgjigjeve laboratorike. Por në verifikimet e mëvonshme u konstatua se shenjat e bllokimit ishin prishur dhe një pjesë e madhe e produktit ishte lëvizur nga subjekti, në kundërshtim me vendimin e inspektorëve.

    Nga 104 ton misër të bllokuar, në magazinë u gjetën vetëm rreth 9.5 ton, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë përdorur ose zhvendosur. Gjithashtu, një silos ku ishte bllokuar një tjetër sasi prej 26 tonësh nuk përmbante më misër, por ushqim të përpunuar për shpendë.

    Analizat laboratorike konfirmuan se produkti ishte jokonform dhe i pasigurt për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1. Përfaqësuesi i subjektit deklaroi se misri ishte përdorur për ushqimin e zogjve në fermën e tij, por ky pretendim nuk u mbështet me dokumentacion dhe nuk u paraqit asnjë sistem gjurmueshmërie për destinacionin e produktit.

    Për këto shkelje, AKU vendosi masa administrative me gjoba, si dhe urdhëroi bllokimin dhe asgjësimin e sasisë së mbetur të produktit, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë për nisjen e procedimit penal.

    Sipas AKU-së, subjekti dyshohet për disa vepra penale, përfshirë prishjen e shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore, vendosjen në qarkullim të produkteve që rrezikojnë shëndetin dhe mashtrimin me produkte ushqimore, vepra që parashikojnë dënim deri në tre vjet burg.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin dhe çdo shkelje e ligjit për sigurinë ushqimore do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

    AKU misër shkodër siguria ushqimore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.