E Ngarkuara me Punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë në një aktivitet që promovonte teknologjinë amerikane dhe theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për vendin.
VanHorn nënvizoi se në një kohë kur Shqipëria po digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare deri te bankat dhe rrjetet energjetike – mbrojtja e të dhënave dhe infrastrukturës është thelbësore.
“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale,” tha VanHorn, duke theksuar nevojën për politika dhe mekanizma të fortë mbrojtjeje ndaj kërcënimeve në internet.


