E bija e aktores Julia Ilirjani, e njohur nëpër rrjet si Renee Reffo për shkak të contentit të saj kryesisht nëpër Tik-tok mbetet një nga bukuroshet shqiptare që tërheq vëmendjen jo vetëm të fansave të saj por dhe të portaleve të ndryshme.
Pjesëmarrja e mamsë së saj Julia Ilirjani në “BBVA 3” ka ndikuar shumë dhe në vëmendjen ndaj Renée, e cila është gjithashtu e angazhuar në media dhe aktualisht është pjesë e programit “E Diell”.
Një nga temat më të përfolura rreth saj është krahasimi i vazhdueshëm me moderatoren Megi Pojani, për të cilën shpesh është akuzuar për kopjim.
Në një postim të fundit në Instastory, Renée ka ndarë një mesazh ku i është shkruar se ajo po kopjon Megin.



