TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare, njëkohësisht edh eish-banorja e BBV3, Julia Ilirjani ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin, “Se Luan Topi”.
Teksa është pyetur sesi i ka raportet me Ilnisa Agollin ajo ka lënë të kuptohet se nuk takohet më me gazetaren, paçka se në BBV qenë të afërta me njëra-tjetrën.
“Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin?”– është përgjigjur kështu me një pyetje.
Ndërsa më tej ajo ka thënë se s’ka asgjë me Ilnisën, por nëse ajo ka diçka me të, t’ia thotë.
“Nuk kam asgjë me Ilnisën. Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”- shprehet aktorja.
Nga ana tjetër, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma e anashkaloi: Është e pabesë. – tha ajo.
“Ilnisa është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam.”-tha ajo.
Ndërsa Julia, direkt pas së bijës sqaron se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.


