Humbja e shpejtë e peshës, deri në pesë kilogramë për vetëm dy javë – është e mundur, por kërkon përkushtim, ekuilibër dhe kujdes ndaj shëndetit. Me një kombinim të duhur të ushqimit, hidratimit dhe aktivitetit fizik, mund të arrini rezultate të dukshme pa rrezikuar trupin tuaj.
1. Pini mjaftueshëm ujë
Uji është një aleat kyç në çdo proces humbje peshe. Sasia e rekomanduar ditore është 2.7 deri në 3.7 litra, varësisht nga gjinia dhe aktiviteti fizik. Uji ndihmon në eliminimin e mbetjeve, përshpejton metabolizmin dhe redukton mbajtjen e lëngjeve në trup.
2. Ulni kripën, zgjidhni yndyra dhe ushqime të shëndetshme
Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të pasura me natrium, pasi kripa e tepërt nxit mbajtjen e ujit në trup. Në vend të tyre, zgjidhni ushqime të pasura me kalium – si bananet, avokadot dhe rrushi i thatë – që ndihmojnë në balancimin e lëngjeve.
3. Karbohidratet: Jo armiku, por zgjidhja e duhur
Në vend që t’i eliminoni plotësisht, zgjidhni karbohidrate komplekse dhe me indeks të ulët glicemik: drithëra të plota, oriz kaf, fasule dhe perime pa niseshte. Gjysma e pjatës suaj duhet të përmbajë perime, ndërsa pjesa tjetër të ndahet mes proteinave dhe karbohidrateve të shëndetshme.
4. Lëvizni çdo ditë
Aktiviteti fizik është i domosdoshëm – edhe vetëm 30 minuta në ditë ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit, djegien e kalorive dhe lirimin e ujit të tepërt. Kombino ushtrimet kardiovaskulare me ato për forcë muskulore për rezultate më të mira.
5. Konsultohu para çdo ndryshimi
Çdo ndryshim i rëndësishëm në dietë apo stil jete duhet bërë në bashkëpunim me një profesionist shëndetësor. Nutricionistët apo mjekët mund të përshtasin një plan të sigurt dhe efektiv sipas nevojave të trupit tuaj.

