Ndonëse është një personazh goxha i njohur i ekranit televiziv dhe një nga moderatoret më të mira në vendin tonë, Alketa Vejsiu gjithmonë na e ka kursyer jetën e saj personale.
Kur bie fjala te partneri apo fëmijët, Vejsiu ka zgjedhur që t’i mbajë larg rrjeteve sociale apo ekranit televiziv.
Edhe pse nuk i poston, Alketa gjithashtu flet shumë rrallë publikisht për familjen e saj.
Ndaj me kalimin e kohëve, fansat e saj janë bërë më kuriozë për të mësuar më shumë detaje rreth tyre.
Përgjatë disa pyetjeve që organizoi në Instagram, Alketa normalisht u pyet edhe për këtë temë.
“Pse nuk flet për bashkëshortin në asnjë moment?” ishte pyetja drejtuar moderatores.
Përgjigja e saj ishte: “E vetmja gjë qe kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen se kemi për konsum e famë. Ai biznes, unë shoëbizz, si kemi perzjerë. Përputhet me natyren time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shenjta dhe të shtrenjta”.


