Shoku i Martin Canit, që u plagos me thikë të hënën e 18 nëntorit, ndodhet ne gjendje stabël shëndetësore. Kështu bëjnë me dije mjekët nga Spitali i Traumës.
Luis Meçe ndodhet i shtruar në katin e tretë në spitalin e Traumës, dhe po i nënshtrohet ende terapisë së mjekëve.
Sipas bluzave të bardha, 14 vjeçari ka marrë një plagë të thelle në gjoks dhe ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.
Mjekët pohojnë se gjendja shëndetësore momentalisht është e stabilizuar dhe në një moment te dytë do të diskutohet nëse do të kryhet ose jo një ndërhyrje kirurgjikale.
Një ditë më parë, duke folur për mediat, babai i të plagosurit tha se nuk i ka thënë ende djalit të tij që shoku i vet ka ndërruar jetë.


