Politikani, intelektuali, drejtuesi i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj u nda nga jeta në mënyrë tragjike të martën e 3 dhjetorit, në moshën 64 vjeçare. Ai do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë, 4 dhjetor.
Miq, kolegë, shokë e të njohur kanë shkruar postime në rrjetet sociale për lajmin e trishtë duke treguar befasinë e largimit të papritur nga jeta të Arben Tafaj.
Një prej tyre, Bislim Ahmetaj, ka shkruar me fjalë prekëse mbi aktivitetin e fundit ku ai kishte marrë pjesë me 26 Nentor 2024, në ceremoninë e 112 Vjetorit të Pavarësisë.
“Lamtumirë Arben Tafaj. Mu këputen gjunjtë kur mësova lajmin e idhtë për vdekjen tënde të papritur dhe aksidentale.
Si besova syve kur e lexova lajmin e trishtë në adresa miqsh të përbashkët.
Më vjen akoma i ngrohtë zëri yt, shtërngimi i duarve me ty vetëm para pak ditësh , pikërisht me 26 Nentor 2024, në ceremoninë e 112 Vjetorit të Pavarësisë.
Bashkë kemi dhjetëra foto, dalë nëpër aktivitete të përbashkëta ku gjithmonë e ftonim njëri tjetrin.
Por zgjodha këtë foto të fundit sepse nuk dua ta besoj që s’do mund të takohemi më.
Qofsh i parajsës Ben Tafaj
Do të kujtojmë gjithmonë, ashtu të qeshur, paqësor, të dashur, tolerant dhe shumë miqësor.
Lamtumirë”, shkruan miku i të ndjerit.
Ndërsa pak ditë më parë Tafaj ishte i ftuar dhe në emisionin e pasdites në RTSH, duke qenë një personalitet aktiv deri në ditën e fundit të jetës.
Në nder të tij janë organizuar homazhe që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve.
“Homazhet për të ndjerin, Kryetarin e Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj do të realizohen në Pallatin e Kongreseve gjatë harkut kohor 9:30 deri në 11:00, nga ku do të bëhet nisja për në varrezat e Tufinës.

Përgatiti Radar.al


