Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta e PD nesër para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa rrugëve dhe kufizimin e parkimit

    Ma*akra në dy shkolla në Turqi/ 162 të arrestuar për lavdërim të sulmeve në rrjete sociale

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Lamtumirë, mik i shtrenjtë!’/ Vdekja tragjike e Arben Tafaj, sot homazhe në Pallatin e Kongreseve. Miqtë rrëqethin me fjalët e tyre

    December 4, 2024

    Politikani, intelektuali, drejtuesi i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj u nda nga jeta në mënyrë tragjike të martën e 3 dhjetorit, në moshën 64 vjeçare. Ai do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë, 4 dhjetor.

    “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

    Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

    Ngushëllimet e perzemerta familjes!

    Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00″, u lajmërua në faqen e Facebook të të ndjerit.

    Në nder të tij janë organizuar homazhe që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve.

    “Homazhet për të ndjerin, Kryetarin e Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj do të realizohen në Pallatin e Kongreseve gjatë harkut kohor 9:30 deri në 11:00, nga ku do të bëhet nisja për në varrezat e Tufinës.

    Përcjellja në varrezat e Tufinës bëhet në orën 11:00“, lajmëroi familja në profilin e Tafajt në Facebook.

    Miq, kolegë, shokë e të njohur kanë shkruar postime në rrjetet sociale për lajmin e trishtë duke treguar befasinë e largimit të papritur nga jeta të Arben Tafaj.

    “Arben Tafaj, vllai, miku, shoku, ka ndërruar jetë papritur!
    E di se ky lajm do hidheroj shume njerez ne Tirone, por dhe në të gjithë Shqiperine.
    Një jetë bashkë i miri Ben, në çdo gezim e hidherim familjar, shoqeror, ne cdo ngjarje qe lidhej me Tironën tonë të dashur.
    Nuk kam fjalë….., sot e kishim lene për tu taku për dreke, por….Zotit nuk i dilet para……!”, shkruan Shkëlqim Hajdari.

    “Jashte mase i hidhëruar nga lajmi i rende qe mora per ndarjen nga jeta te shokut, mikut, vëllait tone Arben Tafaj. Beni ishte nje qytetar dhe njeri model, nje mik dhe shok, nje vella, dhe nje familjar i përkushtuar. Me largimin e tij nga jeta, ai do te na mungoje shume. Do te na mungojnë vetite e tij pozitive, aftësia e tij per te komunikuar me te gjitha nivelet, aftësitë e tij menaxhuese e drejtuese”, shkruan një mik i tji.

    “Ben zemra ime Sot u ndave nga kjo bot per tu mos u harru kuuuuurrSot ti le nji Tiron pa fjal…
    Ben Ishe Model i gjith brezave, nji Tironas i kompletu me mirsi,me vlera njerzore,nji Bab ,bashkshort dhe vlla i perkry,ti ishe nji mik i mir per te gjith,nji atdhetar ,patriot,dhe politikan i denj, Ben fjalet per ty jon pamarim..”, shkruan një mikeshë e të ndjerit.

    “E prezantova në eventin më të fundit në 1-vjetorin e Bedri Alimehmetit, pa e menduar kurrë që sdo ta shihja më… U ndje kaq mirë, saqë në mbyllje të takimit më përqafoi fort. Paska qënë për fat të keq, përqafimi dhe ndarja e fundit me Arben Tafaj, ose i miri Beni siç i thoja gjithmonë, zëri i Tironës, jo vetëm si qytetar i zgjedhur i saj, por edhe si kryetar i shoqatës Tirona, ku dha shpirtin e tij për të. “Sofra tironse”, që ai organizonte çdo vit, ishte pasaporta e një komuniteti me zemër të madhe, por dhe artistë po të tillë. U prehsh në paqe mik! Do të kujtojmë gjithnjë, sepse ti bëre shumë punë të bukura, ndaj emri yt është skalit jo vetëm tek tironsit, por edhe tek ne dibranët që kemi ditur tjua shprehim mirënjohjen edhe me këngë…!”, shkruan Dëfrim Methasani.

    “Arben Tafaj do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrën dhe kujtimet e mia, e besoj të gjithëve që e kanë njohur! Një fisnik i vërtetë, një përfaqësues i denjë i vlerave qytetare, një promovues i palodhur i traditës tiranase, një artist i vërtetë dhe sigurisht një përfaqësues i nderuar politik i së djathtës shqiptare. Një bashkëshort e prind model. Beni ishte një artist i shkëlqyer edhe pse ai me shumë modesti e anashkalonte këtë aspekt. Me një vokal të jashtëzakonshëm ai sillte në çdo gëzim familjar e shoqëror një repertor të traditës dhe të vlerave më të larta të trevës së Shqipërisë së Mesme, por edhe të trevave të tjera! Qëmtues i hollë i shpirtit artistik tiranas e një instrumentist po aq i talentuar. Do na mungosh Ben! Do i mungosh shumë familjes tënde fisnike që i shpreh ngushëllimet më të ndjera në këtë moment të vështirë! Do na mungojë mendimi yt i mençur e realist, do na mungojë zëri e talenti yt në takimet shoqërore, humori jot i këndshëm e mirësia jote! Do të jesh gjithmonë i paharruar në zemrën dhe kujtimet e mia me optimizmin dhe harenë tënde të pashtershme! Lamtumirë mik! Qofsh i Parajsës! “, shkruan Nardi Olli.

    “Benin e kam pasur shok gjimnazi. Por edhe sikur të mos ishim shokë, ata të klasave më të ulta i mbanin mend shumë mirë nxënësit më të rritur.
    Shiheshim e takoheshim shpesh rrugëve të Tironës tonë. Më pas u këmbyem edhe rrugëve të politikës. E respektuam gjithmonë njeri tjetrin, respekt të cilin dua ta ndaj me ju miq edhe sot, në ditën e largimit të parakohshëm të tij nga jeta! Pusho në paqe Arben Tafaj!”, shkruan Mimi Kodheli.

    “Lamtumirë, Arben Tafaj!
    Miku, kolegu dhe njeriu i mrekullueshëm Arben Tafaj na la papritur, duke na tronditur thellë të gjithëve.
    Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.
    Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj.
    Në këtë moment të vështirë, ne i bashkohemi dhimbjes së tyre dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
    Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, shkruan Agron Duka.

    “Ndarja e papritur nga jeta e Arben Tafajt më ka hidhëruar pa masë. Humbëm një mik të mirë, një qytetar model që ka dhënë kontribute të paçmuara për vendin e veçanërisht për komunitetin tiranas, të cilit i shërbeu pa pushim dhe me shumë dashuri.
    Arben Tafaj ishte një politikan dhe një atdhetar i spikatur, që do të na mungojë shumë neve, miqve të tij, por edhe shoqërisë shqiptare. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Tafaj, miqve dhe të afërmve.
    Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë respekt. U prehsh në paqe Ben!”:, shkruan Armand Duka i FSHF.

    “Në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në emrin tim personal, shprehim hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë Arben Tafaj.
    Si personalitet i Tiranës, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe zë i fortë për komunitetin tonë, ai ishte një model përkushtimi, me një zemër të madhe dhe një mik i çmuar me vlera të larta qytetarie.
    Ikja e Benit është një humbje e madhe për të gjithë qytetin tonë. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Tafaj dhe të gjithë të afërmve të tij!”, shkruan Romina Kuko.
    “Lajm i trishtë për ndarjen nga jeta të parakohshme të mikut e shokut të mirë Arben Tafaj. Ai ishte një nga figurat më të zëshme për komunitetin tonë, një person me zemër të madhe e një mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.
    Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij! ️, shkruan Xhemal Qefalia.
    Përgatiti Radar.al
    Arben Tafaj homazhe vdekja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta e PD nesër para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa rrugëve dhe kufizimin e parkimit

    April 16, 2026

    Ma*akra në dy shkolla në Turqi/ 162 të arrestuar për lavdërim të sulmeve në rrjete sociale

    April 16, 2026

    Hita takon drejtuesin e Policisë italiane/ Bashkëpunim për sezonin turistik, goditjen e krimit dhe trafiqeve

    April 16, 2026

    “Duam 120 mijë euro”/ Mashtruan shtetas gjermanë nga call center në Tiranë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.