Situata e papritur e ndodhur prime-n e së shtunës në “BBVA4”, ku ish-konkurrenti i këtij spektakli Jozefin Marku goditi me shuplakë artistin nga Kosova Gjestin, vijon të bëjë bujë në rrjet.
Të shumtë kanë qenë personat që e cilësuan si të pahijshëm madje kanë kërkuar që Jozi të dënohet për veprimin e tij.
Në mesin e reagimeve kundra artistit shqiptar, është spikatur dhe producenti i njohur, Ben Apolloni.
Apolloni nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, me nuanca ironie shkroi se ky spektakël është “Big Agresor” duke shtuar më tej se situata të tilla ne si popull nuk i kemi përjetuar as me Serbinë e jo më brenda popullit tonë./ Radar.al