Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shtirej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, përfundon pas hekurave 48-vjeçari (EMRI)

    November 7, 2024
    Shtirej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, përfundon pas hekurave 48-vjeçari

    TIRNANË– Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para.

    Siç ka raportuar Prokuroria e Beratit, shtetasi 48-vjeçar, i identifikuar si Alban Muço, banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në këtë qytet teksa pretendonte se ishte prokuror në SPAK dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për të zhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin A.M.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

    Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

    Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

    Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

    Alban Muço arrestohet 48-vjeçari shtirej si prokuror i spak spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.