Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

    May 7, 2025
    Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje
    Malta dhe "pasaportat e arta"

    Programi i “pasaportave të arta” në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë. Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para.

    Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill. “Unë bërtita pak,” i tha ai Deutsche Welles. “Prisja lajme të këqija.”

    Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësipër investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgaridhe Qipro.

    Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.

    “Pasaportat e arta” thjesht një “transaksion tregtar”
    Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies sështetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri, duke argumentuar se marrësit e shtetësisë së BE-së duhet të tregojnë një

    Por Delia priste lajme të këqija sepse një mendim i publikuar nga avokati i përgjithshëm i GJED-së në tetor 2024 ishte në favor të qëndrimin e qeverisë malteze. Gjykata e Drejtësisë shpesh ndjek mendimet e avokatëve të saj të përgjithshëm, por jo këtë herë.

    Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”.

    Delia tha se mbështetja e vendimit ishte i mirë sepse bazohej në një “vlerë, një parim, solidaritet” midis shteteve anëtare të BE-së, pasi kushdo me një pasaportë malteze ka qasje në pjesën tjetër të BE-së.

    Prej nga vijnë ata që marrin shtetësinë e Maltës?
    Delia tha se vendimi i gjykatës ishte “vërtet i bazuar mbi prova sepse kjo skemë nuk mund të justifikohet vetëm me faktin që sjell para”.

    “Shtetësianuk mund të shitet, është shumë më e vlefshme se paratë”, tha Delia.

    Që nga fillimi i programit, Delia dhe vëzhgues të tjerë shtyruan pyetje se sa kontrolloheshin kërkesat e qëndrimit nga autoritetet malteze, pasi shumë investitorë nuk ishin të pranishëm në vend aq sa kërkohej. Në disa raste, nuk ishte as e qartë nëse blerjet e tyre ishin vërtet për akomodim dhe banime në këtë vend.

    Të dhënat e marra nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia zbuluan se investitorët kinezë merrni 9 nga 10 vizat e arta. Por këto shifra ishin më të larta se vetë numri i shtetasve kinezë të raportuar si banorë të Maltës sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Kjo sugjeronte “se të paktën gjysma e tyre nuk po e përdorin vizën e artë për të banuar në Maltë”.

    Një derë mbyllet, të tjerat mbeten të hapura
    Kryeministri i Maltës, Robert Abela, e mbrojti pas vendimit këtë skemë në vendin e tij. Në një deklaratë publike ai tha se Maltës i solli mbi 1.4 miliardë euro. Ai tha se do ta ripërpunojë sistemin për ta përafruar me vendimin e gjykatës.

    “Si gjithmonë, Qeveria e Maltës respekton vendimet e gjykatave. Implikimet ligjore të këtij vendimi po studiohen në detaje, në mënyrë që kuadri rregullator mbi shtetësinë të mund të përshtatet me parimet e përcaktuara në vendim”, tha ai.

    Nëse përjashtohet blerja e pasaportave, do të gjenden mënyra të tjera për të blerë ato në zonën Shengen, ku ka interesim të madh. “Vizat e arta” funksionojnë në të njëjtat parime si programet e pasaportave, duke lejuar leje qëndrimi për blerje pasurish ose investime të tjera të mëdha.

    Henley & Partners – e cila lehtësoi programin e pasaportave malteze – aktualisht rendit 31 vende midis klientëve të saj që ofrojnë skema “rezidencë me investim”. Gjysma e tyre janë në BE. “Kjo ende ju jep akses dhe shumë liri atyre në BE,” vëren Anna Terrone nga Transparency International.

    Pas vendimit të gjykatës, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, ka shprehur “shqetësime serioze” me programet e “vizave të arta”. “Skema të tilla rrisin pasigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe rreziqet e korrupsionit”, tha Lammert.

    Ai tha se ligjet e BE-së kundër pastrimit të parave “kërkojnë që shtetet anëtare që operojnë me këto skema të monitorojnë rreziqet dhe të vendosin masa”. Në një rezolutë të Parlamentit Evropian nga viti 2022 thuhet se skemat “rezidencë-me-investim” duhet të përfshijnë “standarde dhe procedura” në nivel të BE-së për rritjen e kujdesit të duhur dhe për kontrolle rigoroze të të dhënave për aplikantët si dhe për burimin e pasurisë së tyre”. E duhet të mundësohen edhe verifikime të të dhënave kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Por zbatimi i tyre është lënë në duart e shteteve anëtare.

    Momenti për ndryshim
    Terrone shpreson se tani ka ardhur koha për ndyshime. “Arsyetimi ndoshta mund të shtrihet edhe në programin e vizave të arta,” tha Terrone. Lidhur me solidaritetin dhe sigurinë midis vendeve të BE-së, Terrone tha se nevojitej një përpjekje e përbashkët për të mbajtur jashtë “individët e korruptuar dhe të pasur që i kanë marrë paratë e tyre në mënyra të dyshimta”.

    Për Delian, vendimi i Gjykatës është personal dhe ka të bëjë me personat si shtetas të Maltës. Delia tha se shtetësia është njohje e një lloj kontrate midis individëve dhe shtetit, është një bazë ku personat obligohen që të jetojnë së bashku mbi bazat e solidaritetit dhe njohjes së ligjeve. “Dhe kur kësaj çështje i vë një çmim, atëherë e ulë këtë parim.”/DW

    Tabaku ndryshon strategji, Shehaj vijon ritmin. Sa shpenzuan kandidatët në META gjatë javës së fundit

    Festojnë datëlindjen të dy në një ditë, urimi i Arbanës për Eduartin: Dashuri…

    Pasaporta e BE Shtetësia e BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    April 18, 2026

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    April 18, 2026

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.