Zëdhënësja e Shtëpia e Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi se do të ishte e papranueshme që Irani të bllokonte përsëri Ngushticën e Hormuzit, pas raportimeve nga agjencia iraniane Fars se kalimi ishte ndërprerë.
“Presidenti u informua për këto të dhëna para konferencës për shtyp. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ky është një shembull ku ajo që ata thonë publikisht nuk përputhet me atë që thonë në privat,” deklaroi Leavitt.
Ajo shtoi se është vërejtur një rritje e kalimeve në ngushticë sot, duke sfiduar pretendimet e Fars se “në orët e fundit, kalimi i anijeve të naftës në ngushticën e Hormuzit është ndërprerë plotësisht” pas sulmit izraelit ndaj Libanit, që sipas agjencisë ka shkelur armëpushimin.


