Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shqipëria do të miratojë ligj të posaçëm për strukturat akomoduese në turizëm

    August 14, 2025

    Strukturat akomoduese në Shqipëri pritet t’i nënshtrohen një procesi të thelluar rregullimi dhe klasifikimi, me miratimin e një ligji të ri të posaçëm, që do të vendosë standarde të reja për funksionimin e hotelerisë dhe të të gjitha formave të tjera të akomodimit turistik. Sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025–2030, qeveria ka shpallur si prioritet miratimin e një kuadri ligjor modern dhe gjithëpërfshirës për klasifikimin e strukturave akomoduese, që do të shtrihet përtej hoteleve për të përfshirë edhe akomodimin afatshkurtër, kampingjet, vilat pushuese dhe format alternative të qëndrimit turistik.

    Ligji i ri do të përcaktojë tipologjitë e qarta të strukturave akomoduese (hotele, dhoma me qira, apartamente, vila, kampingje, etj.); standardet minimale për infrastrukturën, ambientet sanitare, sigurinë, shërbimet dhe cilësinë e akomodimit; klasifikimin me yje (2–5 yje) për çdo tipologji, me kritere të qarta për secilën kategori; kushtet e aksesueshmërisë për persona me aftësi të kufizuara etj.

    Krahas standardeve të klasifikimit, legjislacioni i propozuar do të përcaktojë edhe kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjitha llojet e strukturave akomoduese, duke garantuar një nivel konsistent dhe të lartë mbrojtjeje për të gjithë klientët.

    Ai do të përcaktojë udhëzime të qarta për aksesueshmërinë për t’i bërë strukturat akomoduese të aksesueshme për individët me lëvizshmëri të kufizuar dhe aftësi të kufizuara. Kjo qasje gjithëpërfshirëse rrit sigurinë dhe gjithëpërfshirjen e klientëve dhe është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke rritur kështu cilësinë e përgjithshme dhe konkurrueshmërinë e ofertave turistike të Shqipërisë, thuhet në Strategjinë e Turizmit.

    Sipas Planit të veprimit parashikohen 3 projekte kryesore: Hartimi i metodologjisë së klasifikimit dhe standardeve për strukturat akomoduese, me afat vitin 2026, me fond 60 mijë euro; hartimi i sistemit të inspektimit dhe monitorimit për këto struktura me afat 2026-2027, me fond 80 mijë euro, si dhe trajnimi i inspektorëve dhe informimi i operatorëve turistikë mbi sistemin e klasifikimit, me afat vitin 2027, me fond 60 mijë euro. Në total fondi i parashikuar është 200 mijë euro nga buxheti i shtetit./ekofin.al

    Largoi vajzën nga Kosova/ Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros

    Strukturat akomoduese në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    January 17, 2026

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    January 17, 2026

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    January 17, 2026

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.