Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Shqipëria 2030, një kantier i madh!”/ Rama në Samitin e Diasporës: Jemi rrugës në atë anë të botës ku dielli lind andej nga perëndon

    April 14, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës theksoi rolin kyç të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit, duke e cilësuar atë jo si histori emigrimi, por si një vlerë të shtuar për të ardhmen e Shqipërisë.

    Bazuar në fjalën e shefit të qeverisë, shtetasit shqiptarë jashtë vendit kanë ndërtuar jetë, karrierë dhe sipërmarrje të suksesshme, duke fituar respekt në vendet ku jetojnë përmes kontributit dhe qëndrueshmërisë së tyre, në një kohë kur Shqipëria perceptohej negativisht në arenën ndërkombëtare.

    “Ajo që dukej si hendek sot është një urë. Diaspora nuk është një histori ikje, por vlerë e shtuar e Shqipërisë. Mes dallgës, shqiptarët ndërtuan jetë karrierë e sipërmarrje në vende që nisën ti njohën ata përmes dobisë së tyre, qëndrueshmërisë dhe fisnikërisë, ndërkohë që Shqipëria mbetej një vrimë e zezë në sytë e të tjerëve. Njerëzit e tyre kudo ku ndodhen janë pjesë e një ekosistemi të vetëm të mundësive të rritjes përmes gjuhës. Ky samit është një deklaratë qëllimesh të larta dhe të përbashkëta. Diaspora shqiptare nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendër të saj.”- deklaroi Rama.

    Kreu i qeverisë e cilësoi Shqipërinë si një “kantier të madh”, duke ftuar diasporën të investojë në vend. Ai pranoi se procesi i zhvillimit shoqërohet me sfida, duke e krahasuar me një kantier ku ka “pluhur, zhurmë dhe vështirësi”, por theksoi se progresi është i dukshëm.

    “Shqipëria është një kantier i madh që e fton diasporën në investime. Si në cdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë 2030, ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, nganjëherë shurdhuese, por mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur menduam për samitin e diasporës dhe për të vijuar punën kolosale që kemi nisur. Atëherë ky ishte një moment ritakimi në një moment plot shpresë, por edhe plagë të hapura. Ishte një hap i parë për të thirrur fuqinë e diasporës dhe për tu ndjerë më të fortë përballë përpjetës së thepisur që duhet të nqisnim drejt majës kur sot jemi më afër së kurrë ndonjëherë. Sot jemi rrugës së lidhjes përfundimtare me atë anë të botës, ku dielli lind andej nga perëndon.”- tha Rama./Radar.al

    rama Samiti i Diasporës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    June 11, 2026

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.