Teksa pak minuta na ndajnë nga përballja Shqipëri-Andorra, trajneri i kombëtares sonë na ka zbuluar formacionin për sfidën e sotme.
Mesa duket Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke bërë kështu dhe mjaft ndryshime të mëdha.
Referuar formacionit tashmë zyrtar mësohet se trajneri nuk e ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë por ka bërë një lëvizje në mesfushë.
Mësohet se është larguar Ramadani për t’i bërë vend debutuesit Shehu.
Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.



