AUSTRALI– Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se Australia do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Shtator, pas hapave të ngjashëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja.
Albanese deklaroi se Australia mori angazhime nga Autoriteti Palestinez (AP), duke përfshirë çmilitarizimin, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vazhdimin e njohjes së të drejtës së Izraelit për të ekzistuar.
“Një zgjidhje me dy shtete është shpresa më e mirë e njerëzimit për të thyer ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza.”- tha ai të hënën.
Izraeli, nën presion në rritje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka thënë se njohja e një shteti palestinez “shpërblen terrorizmin”.


