Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    Mbërrin në Shkodër vepra e Gjon Milit, emër i madh i fotografisë botërore i shekullit XX

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Shpifje dhe manipulim”/ Avokatët e Xoxës kundërshtojnë deklaratën e ish-drejtoreshës së TKOB: Nuk ka përfituar nga asnjë fond publik

    August 1, 2025
    Vendimi për sekuestron e llogarive bankare, Xoxa paraqitet në Apelin e GJKKO

    Në vijim të deklaratës së ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, ku përmendet edhe emri i Ajola Xoxës, avokatët e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj asaj që e quajnë “shpifje dhe manipulim mediatik”.

    Sipas përfaqësuesve ligjorë të znj. Xoxa, deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit dhe po përdoret për të ndikuar në opinionin publik në një kohë kur hetimet janë ende në zhvillim. “Çdo pretendim se Ajola Xoxa apo subjektet që ajo administron kanë përfituar fonde publike është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

    Avokatët sqarojnë se fondi i përmendur nga znj. Voshtina është miratuar nga Këshilli i Ministrave për Ministrinë e Kulturës dhe i është kaluar për administrim TKOB-së, pa asnjë përfshirje të znj. Xoxa në këtë proces. “Asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale nuk ekziston mes palëve dhe znj. Xoxa nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga ky fond. ZERO!”, theksojnë ata.

    Deklarata ngre shqetësimin për publikimin e detajeve nga një proces hetimor ende në zhvillim, duke e cilësuar këtë veprim si “një dhunim të rëndë të parimit të prezumimit të pafajësisë”.

    “Znj. Xoxa është një individ nën hetim dhe çdo përpjekje për ta stigmatizuar publikisht përpara se të gjykohet është jo vetëm moralisht e papranueshme, por edhe një shkelje kushtetuese”, përfundon reagimi.

    abigeila voshtina ajola xoxa avokatet fonde publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    June 14, 2026

    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    June 14, 2026

    Mbërrin në Shkodër vepra e Gjon Milit, emër i madh i fotografisë botërore i shekullit XX

    June 14, 2026

    Banorët kundërshtojnë rrethimin e burimit të ujit në Dardhë, reagojnë duke hequr gardhin e HEC-it

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.