SHBA– Një aksident tragjik ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku të paktën dy punëtorë humbën jetën ndërsa 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë koksi. Fabrikë e një lloj qymyri i ngurtë që përdoret në industry, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia.
Ngjarja ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Pitsburgut, në shtetin e Pensilvanisë.
Sipas James Mandalinski, zëdhënës i policisë së Qarkut Allegheny, shpërthimi ka ndodhur “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”. Shkaqet e incidentit mbeten ende të panjohura.
Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën një punëtor të pajetë brenda objektit. Pas një operacioni të ndërlikuar kërkimi, u gjet edhe trupi i viktimës së dytë.
Një punëtor i tretë, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur, u shpëtua dhe u dërgua në spital për trajtim. Ndërkohë, nëntë punëtorë të tjerë u transportuan në spitale të zonës, duke marrë kujdes mjekësor për plagë të natyrave dhe shkallëve të ndryshme.
David Burritt, drejtori i përgjithshëm i US Steel, u shpreh: “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse në hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe do të publikojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”
Ai shtoi më tej: Për familjet e prekura, zemrat tona janë me ta. Puna që bëjmë është e rëndësishme dhe shpesh e vështirë, por ajo nuk duhet të bëhet kurrë – në asnjë rrethanë – në kurriz të sigurisë së punëtorëve tanë.
E vendosur pranë lumit Monongahela, kjo fabrikë është objekti më i madh industrial në Shtetet e Bashkuara për shndërrimin e qymyrit në koksi – një përbërës thelbësor në industrinë e prodhimit të çelikut. Në këtë fabrikë punësohen rreth 1,300 punëtorë, sipas të dhënave nga US Steel, kompani që së fundmi është blerë nga Nippon./Radar.al
Nga punonjëse italiane në pronare shqiptare. Si “rilindi” Giuseppina Ciccociopo në Shqipëri


