Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga Italia në Shqipëri. Si arriti Roberta Zaninoni të ndërtonte rrjetin e saj të bukurisë në qytetin e ëndrrave

    August 12, 2025

    Nga Eriselda Mikeli

    13 vite më parë, Roberta mori vendimin për t’u shpërngulur nga Italia në drejtim të Shqipërisë, me shpresën që në qytetin e Durrësit do të arrinte suksesin që ëndërronte prej kohësh. E kështu ndodhi.

    Sot Roberta Zaninoni, një ndër estetistet e pakta të huaja në Durrës, pretendon se është personi më i kërkuar, kryesisht për bashkëpunime në fushën e estetikës të tregut shqiptar.

    Ndonëse 5 vite nga rinia e saj, ia dedikoi studimeve për psikologji, 37-vjeçarja italiane kur emigroi drejt Shqipërisë, vendosi që të diplomohej dhe për estetikë. Kjo pasi për të, estetika ishte çelësi i vetëm i suksesit.

    dërsa punësimin si psikologe, Roberta e shikonte të pamundur për të arritur synimet e saja të jetës.

    7 vitet e para në Shqipëri, u punësua në një nga klinikat që frekuentohet nga figura publike shqiptare, e njohur si “Vip Line Clinic”, në Tiranë. Pasi për një periudhë 6 mujore studioi tregun shqiptar, aktualisht Zaninoni zotëron dy pika qendrash estetike në Durrës. Madje Roberta është bashkëpunëtore e atyre që më parë i kishte eprorë.

    Bjondina italiane është e mendimit se bashkëpunimet të sjellin më shumë sukses. Në një kohë kur secili që është pjesë e tregut mendon se ngado ka një konkurrencë të fortë, Roberta shprehet se asnjëherë nuk ka ndjerë diçka të tillë. Sipas saj secili ka riskun e tij, e kjo në varësi të cilësisë së produktit që ata ofrojnë.

    “Bashkëpunoj me linjën “Time Skincare”, një kompani italiane që ofron kremra për përdorim personal apo dhe për qendra estetike. Unë njihem si distributore e kësaj kompanie sepse sjell kremra nga jashtë dhe I shes nëpër Shqipëri” shprehet Zaninoni.

    Sakaq ajo vijon të jetë e gatshme për bashkëpunime dhe me fizioterapistët, puna e të cilëve ka një dallim të paqartë nga e qendrave estetike. Për këtë pjesë, italianja shpjegon se një qendër estetike të ofron një masazh relaksues, ndërsa fizioterapisti merret me probleme më të ndërlikuara si osteroatrit apo të tilla.

    Me rrugëtimin e saj në Shqipëri, fati e ka ndjekur Robertën që në ditët e para të emigrimit. Gatishmëria e ambasadës italiane për t’i siguruar dokumentet e nevojshme si dhe punësimi i një kontabilisteje për bizneset e saja, ia kanë lehtësuar më shumë punët. Maksimumi që i duhet t’i bëjë dhe mund t’i marrë pak kohë nga dita Robertës, është hedhja e firmës së saj në dokumente specifike.

    Për të sukses është çdo ditë e kaluar në Shqipëri. Por megjithatë arritja më e madhe kanë qenë vitet e para kur ajo rrezikoi të sillte në tregun shqiptar lazerin dhe trajtime estetike të cilat askush nuk i njihte asokohe.
    “Pasi hulumtova për 6 muaj rreth tregut shqiptar, kuptova se mungonte lazer për refilacion. Ndaj për mua ishte ideale që të fusja në treg një gjë të tillë. E kisha me frikë se mendoja në mos nuk do të shkonte mirë sepse askush nuk dinte rreth estetikës atë periudhë. Por kur shikoj ku jam sot, më bën të ndihem mirë” shprehet Roberta plot buzëqeshje, pas së cilës fshihen sfidat jetësore që ajo dëshiron t’i cilësoje si të bukura.

    Një foshnje e porsalindur dhe një partner italian që prej vitesh e dashuronte marrëzisht edhe në distancë, nuk u bënë kurrë pengesë e hapave të hedhura nga Roberta për të garantuar jetën e ëndërrave. Jo vetëm dy personat e zemrës, por e gjithë familja madje dhe disa shqiptare të panjohura (sot mikesha të saja) u bënë shkaku që ajo të mos dorëzohej.

    E kështu me një përkrahje dhe e rrethuar nga dashuria, brenda pak vitesh Roberta arriti jo vetëm të hapte qendrën e saj dermoestetike “Star”, në qendër të Durrësit, por si një mjeshtre e këtij zanati prej vitesh mundëson dhe kurse për vajzat që kanë pasion estetikën.

    “Kur nisa jetesën në Durrës, vija re vajza që bënin rrugën deri në Tiranë për të ndjekur mësime në estetikë. Ndaj mendova që të bëja specializime shtesë që të mund të hapja kurse estetike. Se është gjynah që për dy orë mësim të bësh 2 orë rrugë. Në Durrës asokohe mungonin shkollat për estetikë, e unë e mendova si një të mirë për vajzat” sqaron Roberta.

    Teksa prej kohësh specializon të rejat e Durrësit në këtë fushë, Roberta shpjegon se ajo gjithashtu bëhet krahu i djathtë i vajzave që diplomohen nga ajo. Marrëdhënia e tyre edhe pas diplomimit do të jetë medoemos afatgjatë, pasi Roberta zgjedh që të mos ua mbyllë menjëherë derën kursanteve.

    “Vajzat që diplomohen nga unë, i ndihmoj për të kaluar në Itali, ku të mund të punojnë në të njëjtën fushë. Përveç faktit që certifikata e kursit është i vlefshëm në të gjithë botën, kam patur raste që u kam propozuar kursanteve që të qëndrojnë dhe 1 muaj tjetër te unë, pa pagesë.”– shton më tej 37-vjeçarja italiane.

    Jo vetëm me stafin e saj të përbërë nga 6 vajza, por dhe me klientelën, Roberta përpiqet që të ruajë një marrëdhënie të ngrohtë, por pa e kaluar kufirin ndarës të raportit shoqëror me atë të punës.

    “Mund të jem shumë e dashur me të gjithë si person, por dua që në momentin kur bëhet fjala për punë, fokusi të jetë puna. Nuk dua as të mbaj me hatër mikeshat e mia e asnjë punëtore. Dua që të më funksionojë biznesi me rregulla fikse, si një ditë, çdo ditë, pa abuzime” shpjegon Roberta me sinqeritet, ku fjalët i rrjedhin lirisht pa ndrojtje se mund të thoshte diçka që mund të krijonte përshtypjen se ajo është një person asocial.

    Një eprore e përkushtuar maksimalisht nga e hëna në të premte, në biznesin e saj i cili numëron me dhjetëra klientë vendas dhe të huaj gjatë ditës, saqë këtë verë arriti që ta zgjeronte më tej duke sjellë një pikë të re në pistën Ventus të Durrësit.

    Brishtësia e saj vërehet që në mënyrën e komunikimit e deri në buzëqeshjen që flinte në fytyrën e saj. Një bjondinë 37-vjeçare, edhe pse është mamaja e një vajze 13-vjeçare, fiziku dhe elegance e saj të bëjnë të mendosh se ajo është një e rritur në të 20-tat. Në fakt ajo është rreth dhjetë vite më e madhe se sa duket, e kjo falë angazhimit të saj në aktivitet fizik si ecje, palestër ose pilates, në mëngjeset e javës. Ndërsa fundjavën ajo e ka gjithmonë të rezervuar për një rikthim në shtëpinë e saj në Bergamo ose për t’u zhvendosur në jug të Shqipërisë.

    “E kam si objektiv që të punoj shumë nga e hëna në të premte që dërkën e së premtes deri të dielën, trurin ta kem stakuar. Preferoj të lëviz nga Durrësi, sepse këtu më njohin të gjithë e ngado do më dalë ndonjë kliente e imja. Ndaj fundjavën e shpenzoj në Itali ose ndonjëherë në jug të vendit.”– thotë më tej e reja italiane.

    Pavarësisht se “braktisi” Italinë për jetën që ajo kishte ëndërruar gjithmonë ta jetonte në qytetin e saj të zemrës, Durrës, Roberta, çdo fundjavë, gjen kohë për t’u çmallur me vendlindjen e të afërmit e saj. Ndërsa shprehet qartazi se pavarësisht mallit për vendin dhe miqtë e saj, nuk do rikthehej kurrë në atë vend.

    Durrësi e ka bërë të ndihet e plotësuar aq sa ajo tashmë është e sigurt se nuk do e ndërronte me asnjë vend tjetër.

    Durrës qender estetike Roberta Zaninoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    January 23, 2026

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    January 23, 2026

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.